
Fansat mblidhen afër shtëpisë së BBV dhe brohorasin: O Luiz o kampion! Oltës i ikën fytyra, dëgjon diçka që nuk duhej ta dëgjonte (video)















Luiz Ejlli u ka treguar banorëve se disa fëmijë vijnë çdo ditë pranë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ dhe brohorasin. ‘O Luiz o kampion’ u dëgjua të thonin të vegjëlit teksa në oborr ishte Luizi, Kiara, Maestro dhe Olta.
Kjo e fundit, duke qënë se u ndje e lënë mënjanë nga ‘dashuria’ e fansave, reagoi. Por jo ashtu siç e prisnim. Aktorja tha se personat jashët po bërtisnin ‘O Luiz o legen’. Kjo u prit me të qeshura nga Luizi i cili i sqaroi se nuk është hera e parë që këta persona brohorasin për të.
BISEDA e plotë mes tyre: Luiz: Ca është? Personi nga ana tjetër e shtëpisë: O Luiz… Kiara: O Luiz thotë. Olta: O Luiz o legen… Luizi: O legen, deka, seriozisht e ke? Të kam thënë, ke probleme me sy e me veshë. Është i njëjti zë që vjen çdo mëngjes.
Maestro: Një problem do kesh me këtë, i ngel qefi shumë shpejt. Luizi: O Luiz o kampion, kjo o Luiz o legen. Ai vjen ditë për ditë. Maestro: Mos tha fjalë tjetër? Luizi: O Luiz o legen thotë kjo, është e drejta e saj. Olta: Ashtu e dëgjova ore. Po ç’të duhet ta dëgjosh, dhe ajo të duhet.shiko videon
Nuk kanë thënë kot, nuk ka dashuri pa zënka. Mbrëmjen e djeshme të gjithë ishim dëshmitarë të surprizës madhështore që Luizi bëri për Kiarën në ditën e të dashuruarve.
Së fundmi dyshja “kanë debatuar” me njëri-tjetrin dhe shkaku duket se është Maestro. Ky i fundit së bashku me Luizin kanë nuk i kanë kursyer ironitë me njëri-tjetrin, ngjarje në të cilën është përfshirë edhe moderatorja. “Shyqyr që ke respekt për Kiarën se do të më kishe shkatërruar,”-ishte komenti i Ejllit për Kllogjerin i cili “acaroi” Kiarën. Kjo e fundit i kërkoi Luizit t’i linte ironitë se nuk i ecnin me të.