
Armaldo bën gjestin e shëmtuar me hirin e cigares te dora e Luizit, shkodrani e paralajmëron: Do marr hak 10-fish (Video)















Armaldo bëri një gjest të shëmtuar teksa po bisedonte me Luizin. Gjatë bisedës ai po pinte duhan dhe i kërkoi Luizit që të hapte dorën.Ky i fundit e kapi pëllëmbën dhe Maestro shkundi hirin në dorën e tij.
Gjesti i Armaldos nuk u prit mirë nga Luizi, ndërsa ky i fundit tha që në qoftë se ai ka zgjedhur ta bëjë kështu lojën, duhet të përballet edhe me lojën e tij.
Luizi i tha Armaldos se do bëjë çmos që t’ja mërzisë lojën dhe se do marrë hak 10-fish për veprimin e tij. Ai i tha Maestros se do ketë shumë netë pa gjumë për të dhe se “hakun” do ja marrë kur të jetë duke fjetur. Armaldo i tha Luizit të gjejë vrimë dhe të futet, nëse e ngacmon në gjumë.
Mëngjesi nuk ka nisur mirë për Luizin. ‘Lui’ siç thirret me përkëdheli nga Kiara, ka qarë mëngjesin e sotëm në oborr. Teksa qëndron i vetëm, duke pirë kafe, Luizi qan për një kohë të gjatë. Ai ul kokën dhe shfryn gjithë mallin që ka për personat jashtë (komentuesit thonë nënën).
Nuk dihet nëse nëna ishte arsyeja se përse Lui nisi ditën e sotme duke qarë e jo me energji, siç jemi mësuar ta shohim. Kujtojmë, se edhe më parë, teksa qëndronte i ulur në të njëjtin vendin, i shprehu Valbonës se ka shumë mall për nënën.
Ende asnjë surprizë nuk është bërë për Luizin brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Mbetet të shohim mos vëllai i madh bëhet zemër mirë dhe i lejon Luit një takim apo telefonatë me të afërmit e zemrës.shih videon